47 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku brenda 24 ore

21.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së martë […]

47 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së martë në tërë vendin janë regjistruar 47 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 25 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të PK-së, në 24 orëshin e fundit asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.614 tiketa trafiku për kundërvajtje.