46 aksidente trafiku brenda 24 ore, një përfundon me fatalitet

05.11.2022

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej […]

46 aksidente trafiku brenda 24 ore, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 856 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Rikujtojmë se dje ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET KM 24, Autostrada Arbër Xhaferi 04.011.2022 – 16:15. Një mashkull  kosovar ka humbur jetën si pasojë e një vet-aksidenti që ka ndodhur në autostradë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas njësisë policore viktima po udhëtonte i vetëm me veturë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë.