45 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, policia shqipton mbi 1,400 gjoba

17.10.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 45 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 18 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale. Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 486 qytetarë […]

45 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, policia shqipton mbi 1,400 gjoba Foto: Police yellow line on traffic accident

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 18 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 1 mijë e 486 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 18 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.