Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë kanë nodhur 44 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 11 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,886 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka arrestuar edhe 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 18 janë dërguar në mbajtje.