Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 23 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 894 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 12 janë dërguar në mbajtje.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 23 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 21 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 894 |
| Persona të arrestuar | 19 |
| Persona në mbajtje | 12 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |