42 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton 1.218 tiketa

28.11.2022

Dita e dielë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët. Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline. Gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej […]

42 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton 1.218 tiketa Foto: Ilustrim

Dita e dielë si çdo ditë tjetër po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, ku janë raportuar raste të ndryshme nga qytetarët.

Në raportin 24 orësh nga policia dërguar mediave bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht në 24 orët e kaluara në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.218 tiketa trafiku për të gjtihë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.