42 aksidente trafiku për 24 orë, 17 përfundojnë me persona të lënduar

11.11.2022

E enjtja po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend. Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara. Nga këto […]

42 aksidente trafiku për 24 orë, 17 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

E enjtja po konsiderohet të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, i cili përmbanë ngjarjet e fundit në vend.

Në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës ndër tjerash figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe numri i tiketave të shqiptuara.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, prej të cilave 17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.

Fatmirësisht asnjë aksident brenda 24 orëve të fundit nuk ka përfunduar me fataltet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar edhe 1,995 tiketa trafiku për të gjithë personat të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.