Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.
16 aksidente trafiku përfunduan me persona të lënduar, kurse 25 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 498 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia po ashtu në këtë periudhë kohore ka arrestuar 11 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit.