Policia e Kosovës edhe ditën e enjte e kishte të ngarkuar, ku kjo dëshmohet edhe nga numri shqetësues i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara në trafik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente trafiku, prej të cilave 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.
Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit për shkelësit e rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1156 tiketa.
Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës të enjtën ka arrestuar 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, prej të cilëve dy janë në vuajtje të dënimit dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.