Polcia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilëve 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjerë kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte ka si pasojë e një aksidenti të datës 13 janar, ka humbur jetën një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, shkruan SuharekaOnline.

Tutje bëhet e ditur se trupi i viktimës me vendim të prokurorit do të dërgohet në IML për obduksion.

”Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit policia ka shqiptuar edhe 1066 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve.