40 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, 11 përfundojnë me persona të lënduar

12.12.2022

Dita e dielë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave. Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e […]

40 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, 11 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Dita e dielë duket të ketë qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë në çdo situatë janë në shërbimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh dërguar mediave.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen pothuajse të gjitha ngjarjet dhe raportimet e qytetarëve, bëhet e ditur edhe numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i tiketave të shqiptuar.

Andaj, nga ky raport bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Nga 40 aksidente trafiku, policia njofton se 11 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 29 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka shqiptuar edhe 745 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në trafik.