40 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë

21.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, një në Komunën e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku prej tyre 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme […]

40 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, një në Komunën e Suharekës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku prej tyre 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Topliqan të Suharekës rreth orës 18:30.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj ku ka thënë se aksidenti ka ndodhur në Topliqan të Suharekës në të cilin janë përfshirë tri vetura, e si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.