Java e fundit e muajit shkurt ka filluar me shumë aktivitete për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i madh i aksidenteve dhe gjobave në trafik.
Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilave 8 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.
Edhe pse numër i madh i aksidenteve fatmirëshisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.
Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1338 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.