Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej të cilave 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 32 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1106 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.
| Aksident trafiku me persona të lënduar | 7 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 32 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 1106 |