38 aksidente trafiku për 24 orë, 17 përfundojnë me persona të lënduar
- 30.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të dielë janë regjistruar gjithsej 38 aksidente trafiku.
Poashtu, policia bën të ditur se 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 21 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë ditës së dielë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.500 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.