38 aksidente për 24 orë, policia shqipton mbi 1400 gjoba ndaj shoferëve

04.05.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

38 aksidente për 24 orë, policia shqipton mbi 1400 gjoba ndaj shoferëve Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 488 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 6 persona, ku të gjithë janë dërguar në mbajtje.