36 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa për 24 orë

08.02.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline. Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit […]

36 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 700 tiketa për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të martë janë regjistruar gjithsej 36 aksidente trafiku.

Poashtu, policia bën të ditur se 10 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 26 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së martë policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.779 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.