36 aksidente trafiku brenda 24 orëve, një prej tyre me fatalitet

05.02.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për […]

36 aksidente trafiku brenda 24 orëve, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,998 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.