36 aksidente për 24 orë, policia dënon mbi 1,400 shoferë

23.05.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 19 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për […]

36 aksidente për 24 orë, policia dënon mbi 1,400 shoferë Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 19 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1,428 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.