36 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku brenda 24 ore

19.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së dielë […]

36 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 36 aksidente trafiku, ku prej tyre 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 19 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit të PK-së, në 24 orëshin e fundit asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.412 tiketa trafiku për kundërvajtje.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente trafiku me të lënduar17
Aksidente trafiku me dëme materiale19
Aksidente trafiku me fatalitet0
Tiketa trafiku 1.412