36 aksidente dhe 1,246 tiketa trafiku për 24 orë

24.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe rastet e tjera të raportuara nga qytetarët, shkruan SuharekaOnline. Policia e Kosovës […]

36 aksidente dhe 1,246 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe rastet e tjera të raportuara nga qytetarët, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,246 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit poashtu kanë arrestuar 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 7 të tjerë në mbajtje.