35 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, një me fatalitet

08.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e diele ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve, kjo gjë po dëshmohet nga numri i aksidenteve të trafikut. Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e […]

35 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e diele ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve, kjo gjë po dëshmohet nga numri i aksidenteve të trafikut.

Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion shkruan SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 8 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së shtune ka shqiptuar edhe 972 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Përveç aktiviteteve për mbarvajtjen në komunikacion dhe në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orëshin e fundit ka hasur edhe në persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Gjatë ditës së dielë, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.