Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 28 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.
Nga këto aksidente, fatkeqësisht një aksident përfundoi me fatalitet, ndërsa 16 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 11 të tjerë ishin me dëme materiale.
Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 330 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.
Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 33 persona, ku 23 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.