30 ditë paraburgim ndaj dy të arrestuarve për fajde në Prizren

03.02.2022

F.GJ., për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprat penale; fajdeja nga neni 331 par.1 , detyrimi nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1, dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer […]

30 ditë paraburgim ndaj dy të arrestuarve për fajde në Prizren Foto: Ilustrim

F.GJ., për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprat penale; fajdeja nga neni 331 par.1 , detyrimi nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1, dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: fajdeja në ndihmë nga neni 331 par.1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Se i pandehuri F.Gj., nga data 21 nëntor 2020, në vazhdimësi deri më datë 02 shkurt 2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë,  i pandehuri F.GJ., të dëmtuarit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme

Nga data 25 janar 2022 deri më 02 shkurt 2022, në Prizren i pandehuri F.Gj., me dashje ndërmerr veprime, i njëjti përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur, në atë mënyrë që më datë 25 janar në orët e mbrëmjes shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, ku i pandehuri F.Gj., i drejtohet me fjalët “a i ke bo paret”, kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arrite t’ i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas i ’a përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të thikës e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore,

Me datë dhe kohë të njëjtë si më lartë, i pandehuri F.GJ., e dëmton telefonin mobil të të dëmtuarit, në atë mënyrë që i njëjti duke i bërë presione për pagesë të kamatave mujore, pasi e fyen dhe shanë, i merr telefonin nga dora me të cilin kishte komunikuar me të dëmtuarin, të cilin e përplasë për toke duke e bërë të papërdorshëm, me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

I pandehuri A.D., në kohë të përshkruar si më lartë, pasi që i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë kishte marrë të holla me kthim në kamata mujore tek i pandehuri F.Gj., i pandehuri A.D., gjatë pagesës së kamatave për pesë muaj rresht kur i pandehuri F. nuk ishte prezent, i dëmtuari i paguan kamatat tek i pandehuri A. në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas t’ i ketë dërguar të pandehurit F.Gj.,.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurve në liri ekziston rreziku se të njëjtit me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penalo – juridike mund të arratisen jashtë vendit, me çka do të pengojnë rrjedhën normale dhe pa pengesa të kësaj procedure penale.

Gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, ngase te këta të pandehur është vërejtur këmbëngulësi e madhe në kryerje të veprave penale duke shprehur edhe agresivitet ndaj viktimës dhe familjes së tij, gjithashtu gjykata vlerësuar mënyrë e rëndë të kryerjes së veprës penale pasi që nga provat shihet se pandehurit kanë qenë të pamëshirshëm ndaj një viktime me gjendje tejet të rënduar financiare, i cili jeton me ndihma sociale, të cilat çdo fund muaj i ’a ka marrë i pandehuri F.Gj., duke i’a rrezikuar edhe ekzistencën familjare viktimës së këtij rasti.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar përsëritjen e veprës penale apo të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale e që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.