28 persona të arrestuar gjatë ditës së enjte, dy në Prizren

04.08.2023 Ligji
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 28 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 21 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
“Prizren 03.08.2023 – 22:56. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me pushkë gjuetie. Pushka i është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.
“Prizren 03.08.2023 – 23:24. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi qe ka shtënë me pistoletë. Pistoleta me gaz është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet tutje në njoftim.