27-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet shkaku i dhunës nga bashkëshorti

  • 13.01.2023
27-vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet shkaku i dhunës nga bashkëshorti

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë vitit që lamë pas janë raportuar mbi 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje.

E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me tragjikisht për gratë.

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, ku një çift i martuar rishtas shkaku i problemeve të vazhdueshme kanë përfunduar në Polici.


Sinjali mëson se ka qenë burri ai i cili fillimisht ka raportuar se bashkëshortja e tij nuk po pranon që të ndahen dhe kërcënon se do të vetëvritet në rast se ai vendos të shkurorëzohet.

Por një gjë krejtësisht ndryshe e ka deklaruara 27-vjeçarja, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithë dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj. Bazuar në dëshminë e viktimës, 30-vjeçari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj, duke e kapur për flokësh dhe duke e tërhequr zvarrë.

E lodhur nga keqtrajtimi, e reja kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj dhe ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate kimike.

Si rezultat i dëshmisë së saj, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 30-vjeçari të dërgohet në mbajtje./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë