27 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, 14 përfundojnë me persona të lënduar

16.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i konsiderueshëm i aksidenteve, po duke krahasuar me atë të ditëve gjatë javës është më i vogël. Policia e […]

27 aksidente trafiku gjatë ditës së dielë, 14 përfundojnë me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i konsiderueshëm i aksidenteve, po duke krahasuar me atë të ditëve gjatë javës është më i vogël.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë regjistruar 27 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se 14 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 13 të tjera vetëm me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Poashtu, gjatë kësaj kohe policia ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 1.416 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.

Nr.i aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara
Aksident trafiku me fatalitet0
Aksident trafiku  me të lënduar14
Aksident trafiku  me dëme materiale13
Tiketa trafiku të shqiptuara1416
Burimi: PK