26 persona të arrestuar brenda 24 orëve të fundit

21.01.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra penale, prej të cilëve dy janë dërguar në vuajtje të dënimit. Gjithashtu përmes një njoftimi për media policia ka bërë të […]

26 persona të arrestuar brenda 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra penale, prej të cilëve dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Gjithashtu përmes një njoftimi për media policia ka bërë të ditur se 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Rikujtojmë se dje në Suharekë nga forca të shumta të policisë civile të mbështetura nga njësitet speciale është arrestuar një person, shtetas shqiptar, me inicialet S.L, i cili dyshohet për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar.

SuharekaOnline ka mësuar se në gusht të vitit 2019 një 21 vjeçare A.Gj. nga Burreli kishte humbur kontaktin me familjen e saj dhe për herë të fundit ishte parë me S.L.

Ndryshe nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se S.L kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.