Më 6 shtator 1999 është data kur Policia e Kosovës filloi ekzistencën e saj si institucion i sigurisë në vend.

Aso kohe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE) në pajtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara kishte vendosur që të bëjë hapjen e shkollës policore, ku edhe nisi trajnimi i kandidatëve të parë për t’u bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Nga gjenerata e parë e këtij institucioni të sigurisë ishin 176 pjesëtarë, e që asaj kohe u emërtua me Shërbimi Policor i Kosovës.

Që nga themelimi e deri tani, pra brenda 24 vjete kanë rënë në detyrë 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.