Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 35 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 660 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 24 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.
