24 aksidente brenda 24 ore, 11 përfundojnë me persona të lënduar
- 05.12.2022

Java e parë e dhjetorit ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës e cila çdoherë është në shërbimin e qytetarëve të vendit.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.
Në këtë raport ndër tjerash bëhet i ditur edhe numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik, raporton SuharekaOnline.
Gjatë ditës së diele në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 24 aksidente trafiku.
Sipas raportit të policisë figuron se 11 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 13 të tjera me dëme materiale.
Poashtu, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1359 tiketa trafiku për kundërvajtje.