22 persona të arrestuar gjatë ditës së premte

09.09.2023 Ligji
Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 22 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 13 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ndërsa, sipas PK-së bëhet e ditur se asnjë person gjatë ditës së premte nuk ka përfunduar në ndalim policor.