126 aksidente dhe mbi 2 mijë e 200 tiketa trafiku për 24 orë

09.08.2023 Ligji
Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në tërë vendin janë regjistruar 126 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline.
Në 24 orëshin e fundit poashtu, 33 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 93 me dëme materiale.
Gjatë ditës së martë asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.
Poashtu, policia njofton se gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 2.203 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.