117 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet në Studençan të Suharekës

  • 13.08.2022
117 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet në Studençan të Suharekës

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 117 aksidente trafiku, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Aksidenti me fatalitet ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Studençan të Suharekës, ku një 23-vjeçar, E.M, derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë vozitësi ka humbur jetën.


Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i vozitësi është dërguar në IML për obduksion.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeçan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se 38 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe 78 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 986 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 17 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë