104 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku gjatë ditës së premte

12.08.2023 Ligji
Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë regjistruar 104 aksidente në trafik, raporton SuharekaOnline.
Në 24 orëshin e fundit poashtu, 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 80 me dëme materiale.
Gjatë ditës së premte asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.
Poashtu, policia njofton se gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 2.137 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.