102 aksidente trafiku gjatë ditës së martë, një në Suharekë

26.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

102 aksidente trafiku gjatë ditës së martë, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së martë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 102 aksidente trafiku, prej të cilave 38 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 64 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së martë asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, nga raporti i policisë dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së martë në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë 3 vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.700 tiketa trafiku për kundërvajtje.