100 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

31.07.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik. Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se […]

100 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit Foto: Police yellow line on traffic accident

Mosrespektimi i rregullave në trafik, shpejtësia e madhe, kushtet jo të mira të rrugës, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjës janë disa nga faktorët nga të cilët shkaktohen aksidentet në trafik.

Edhe gjatë ditës së dielë është regjistruar numër i madh i aksidenteve në trafik, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 100 aksidente trafiku, prej të cilave 46 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 54 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së dielë asnjë aksident trafiku nuk ka përfunduar me fatalitet.

Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.430 tiketa trafiku për kundërvajtje.