1 muaj paraburgim për të dyshuarin që plagosi gruan dje në Fushë Kosovë

07.08.2024

Është caktuar një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan e tij dje në Fushë Kosovë.

1 muaj paraburgim për të dyshuarin që plagosi gruan dje në Fushë Kosovë Foto: Ilustrim

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai dyshohet për tri vepra penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Prishtinë, 07 Gusht 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin I.A. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.