​Mbi 2000 gjoba dhe 55 aksidente për 24 orë në Kosovë

31.03.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 16 prej tyre me persona të lënduar, kurse 39 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e mërkurë ka dënuar 2 mijë e 41 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Policia po ashtu njofton se […]

​Mbi 2000 gjoba dhe 55 aksidente për 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 16 prej tyre me persona të lënduar, kurse 39 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e mërkurë ka dënuar 2 mijë e 41 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 27 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.