Zyrtarja policore në Ferizaj gjen 100 euro dhe ia kthen pronarit
para 32 dite
Një zyrtare policore në Ferizaj ka gjetur një shumë prej 100 eurosh gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, afër stacionit policor.
Sipas njoftimit të policisë, pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm, P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.
Ky veprim i zyrtarit policor tregon përkushtimin e Policisë së Kosovës jo vetëm ndaj zbatimit të ligjit, por edhe ndaj ndihmës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.