Lajme

Zyrtarja e VV-së për vendimin e PZAP-it: Institucion i ndikuar, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mori vendim që të anulohen votat e ardhura nga Serbia dhe se të shkojnë në rinumërim 1472 vendvotime, pas këtij vendimi Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se ky institucion i ndikuar, fitoren e Lëvizjes nuk mund ta ndalin dot.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për rinumrimin e 1,472 vendvotimeve si dhe përjashtimin nga rezultati i votave të ardhura nga Serbia.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) po tallet duke e dërguar në rinumërim rreth 1500 kuti, madje e ka quajtur institucion joserioz dhe i ndikuar.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht”.

Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.