Zyrtarja e OBSH-së në Kosovë: E domosdoshme të përforcohen masat anti-COVID

Zyrtarja profesionale e emergjencave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, Isme Humolli tha se është e domosdoshme të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Humolli thotë se nuk beson se do të ketë mbyllje totale në vend.

“Mbyllje totale se si ka qenë në fillim të pandemisë kur nuk u dike as virusi nuk besoj që do ketë por është e domosdoshme të përforcohen masat”, tha Humolli në RTV 21.

Ajo poashtu tha se vaksinat anti-COVID, fillimisht do t’iu jepen personave të cilët nuk kanë qenë të infektuar me këtë virus.

Sipas saj, pas marrjes së vaksinës qytetarët mund ta vazhdojnë jetën normalisht, sikurse para marrjes së saj.

RAPORTO