Zyrtarisht, filloi procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, ku u bë edhe zbulimi i pllakës “Ministria e Mbrotjes”

21.01.2019

Nga dita e sotme, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e bëri zyrtare fillimin e procesit të tranzisionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku me këtë proces, Kryeministri Haradinaj, Rrustem Berisha, Ministri i Mbrojtjes, po ashtu edhe Komandanti, Rrahman Rama, e zbuluan pllakën me mbishkrim “Ministria e Mbrotjes”, ku kjo pllakë u zbulua në hyrje […]

Zyrtarisht, filloi procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, ku u bë edhe zbulimi i pllakës “Ministria e Mbrotjes”

Nga dita e sotme, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e bëri zyrtare fillimin e procesit të tranzisionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku me këtë proces, Kryeministri Haradinaj, Rrustem Berisha, Ministri i Mbrojtjes, po ashtu edhe Komandanti, Rrahman Rama, e zbuluan pllakën me mbishkrim “Ministria e Mbrotjes”, ku kjo pllakë u zbulua në hyrje të objektit të Ministrisë, ku ministri berisha falenderoi edhe aleatët e Kosovës.

Me ngjarjen e sotme, të tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, ministri i Mbrotjes, Rrustem Berisha tha se kjo është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës, po ashtu Kryeministri, Ramush Haradinaj në rrjetin social në Facebook tha se nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë.

Ministri i Mbrotjes, Berisha me rastin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, ai falenderoi partnerët ndërkombëtarë, si SHBA-të, NATO-n duke thënë se: “Sot është ditë e veçantë për FSK dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës”.

Po ashtu, Rrustem Berisha tha se tranzicioni i FSK-së në Ushtri, do të jetë ushtri multi-etnike, profesionale, dhe ku do ti mbrojmë interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës, po ashtu edhe qëllimin e ndërtimit të paqes me shtetet e tjera.

Etiketat