Zyrtari i lartë i VV-së paralajmëron shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

07.12.2019

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk ka lënë hapësirë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes me LDK-në, apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Në një status në facebook, Zaimi i ka radhitur 10 pikat, sipas të cilave i ka pasqyruar skenarët e mundshëm, për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike apo shkuarjen në […]

Zyrtari i lartë i VV-së paralajmëron shkuarjen në zgjedhje të parakohshme Foto: Ilustrim

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, nuk ka lënë hapësirë tjetër përveç arritjes së marrëveshjes me LDK-në, apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Në një status në facebook, Zaimi i ka radhitur 10 pikat, sipas të cilave i ka pasqyruar skenarët e mundshëm, për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Zaimit, VV-ja ka vendim strategjik mos të marrë në koalicion subjekte nga ish qeveria PAN. Mirëpo, ai thotë se duhet të ketë koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së, ose do të ketë zgjedhje.

“Nëse nuk bëhet marrëveshje për qeverinë Kurti, atëherë nuk do të votohet as kryetari i Kuvendit, gjë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ekskluzivisht LV. Pra pa marrëveshje, do të shkohet në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Më tej, Zaimi ka thënë se çdo vonesë është e panevojshme dhe në dëm të qytetarëve, që mezi e presin ndryshimin, sidomos në kushtet kur prapaskenat dhe skenarët alternativë tashmë nuk janë më të mundshme.

Ja postimi i plotë i Arbër Zaimit në Facebook:

LV ka fituar zgjedhjet. Edhe pas rinumërimeve dhe lojërave me pragje, LV u certifikua nga KQZ si fituesja e zgjedhjeve, subjekti i parë e ai më i madh.

LV ka vendim strategjik të mos marrë në koalicion subjekte nga ish qeveria PAN.

Kjo lë vetëm dy mundësi, ose qeveri LV-LDK, ose zgjedhje. Nëse nuk bëhet marrëveshje për qeverinë Kurti, atëherë nuk do të votohet as kryetari i Kuvendit, gjë që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ekskluzivisht LV. Pra pa marrëveshje, do të shkohet në zgjedhje.

Dmth. nuk ekziston mundësia që LDK të shkojë në opozitë, mundësitë e vetme janë: ose LV-LDK, ose zgjedhje.

LV e LDK janë shprehur dhe kanë bërë zotim publik gjatë fushatës zgjedhore se posti i presidentit nuk do të përfshihet në negociata për qeveri.

LV e LDK janë shprehur dhe janë zotuar publikisht se posti i kryeministrit i takon subjektit fitues dhe nuk është pjesë e negociatave për qeveri. Ky zotim erdhi meqenëse LDK refuzoi të pranonte ofertat e LV per koalicion parazgjedhor.

Kryetarët e LV e LDK janë marrë vesh për të patur nga 5 ministri secili subjekt, dhe kryetari i LV ka ofruar me bujari që zgjedhjen e parë ta bëjë LDK.

Veç kësaj, LDK-së i është ofruar nga LV edhe zv.kryeministri i parë. Edhe ky është një koncesion.

Kryetari i LV nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për kërkesat e ardhura nga LDK. Por, secila kërkesë duhet të shoqërohet nga një ofertë. Asnjëri prej partnerëve nuk mund të marrë pa dhënë diçka.

Çdo vonesë është e panevojshme dhe në dëm të qytetarëve, që mezi e presin ndryshimin, sidomos në kushtet kur prapaskenat dhe skenarët alternativë tashmë nuk janë më të mundshme.