Zyrtari i lartë i LDK-së: Qasja e Vetëvendosjes po na largon nga marrëveshja

25.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë […]

Zyrtari i lartë i LDK-së: Qasja e Vetëvendosjes po na largon nga marrëveshja Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërsa partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, pas shumë përpjekjeve në dhjetra takime mes tyre.

Një takim i tillë mes lidershipit të LDK-së dhe atij të LVV-së, pritet të ndodhë në këtë vikend, sipas zyrtarëve të të dyja partive.

Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) ka dalur me disa qëndrime, ku po kërkon postin e kryeparlamentarit, por Lëvizja Vetëvendosje dje ka deklaruar se nuk heqim dorë nga ky post, ku tashmë në krye të kësaj pozite është Glauk Konjufca.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, tha për GazetaBlic se ai nuk është në njohuri nëse Mustafa e Kurti kanë zhvilluar ndonjë takim, derisa u shpreh se qasja e VV-së se ata nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit të Kosovës, është një qasje që i largon dy subjektet nga njëra-tjetra.

“Apsolutisht po tash për tash është ai qëndrim I LDK-së dhe nuk ka lëvizje në qëndrimet e deritanishme po nëse ka pasë takim nuk e di. Nuk është qasje që ofron por qasje që na largon dhe kjo mund të ndodhë edhe në taborin tjetër të LDK-së që na s’heqim dorë dhe këto koncepte apo ide që ne heqim dorë apo nuk heqim dorë, janë në kundërshtim me me vullnetin e shprehur për formimin e qeverisë”, tha Ahmeti.