ZYRTARE / Suhareka përfaqësohet me 4 deputetë në legjislaturën e re

07.11.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Njëkohësisht KQZ ka shpallur edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të legjislaturës së VII-të. Nga 17 kandidat nga Suhareka që ishin në garë për të zërë një ulëse në Kuvendin e Kosovës vetëm katër prej tyre […]

ZYRTARE / Suhareka përfaqësohet me 4 deputetë në legjislaturën e re Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Njëkohësisht KQZ ka shpallur edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të legjislaturës së VII-të.

Nga 17 kandidat nga Suhareka që ishin në garë për të zërë një ulëse në Kuvendin e Kosovës vetëm katër prej tyre kanë arritur që të mbledhin numrin e mjaftueshëm të votave.

Nëse renditja bëhet në bazë të votave atëherë katër deputetët e ardhshëm nga Suhareka janë: Enver Hoxhaj me 11157 vota, Ardian Shala me 9382 vota, Salih Zyba me 8462 vota dhe Albena Reshitaj me 6040 vota.