Zyrtare: Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Banjskën gati një vit pas sulmit

para 31 dite

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në mesin e tyre edhe për Milan Radoiçiq.

Zyrtare: Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Banjskën gati një vit pas sulmit

Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për media Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

Ndaj tij, ishte lëshuar fletarrestim nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Nuk dihet se ku ndodhet për momentin Radoiçiq, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se ai ndodhet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Ikja në Serbi, për të mos qenë në dispozicion të autoriteteve të Kosovës, ishte modeli i sjelljes së Radoiçiqit, kur Prishtina zyrtare, më parë, kishte lëshuar urdhërarrestim për të, sepse ai ishte i lidhur me aktivitete kriminale.

A e dini çka është KODI 95?
Voto