Zyrtare: Kosova i vendos taksë Maqedonisë Veriore

Zyrtare: Kosova i vendos taksë Maqedonisë Veriore

U bënë nëntë muaj nga vendosja e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe ato të Bosnje e Hercegovina, por së fundmi janë përhapur disa informata se serbët i dërgojnë mallrat e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj të hynë në Kosovë, por nga sot kanë marrur fund ato metoda tani Kosova i ka vendosur taksë edhe Maqedonisë Veriore.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendimin për marrjen e masës reciproke ndaj Maqedonisë Veriore në dy produkte.

Ministri Shala ka marrur vendim për taksë ndaj kësaj pjese të Maqedonisë vetëm për importimin e mjaltit natyral dhe patatet. Vendimi hynë në fuqi menjëherë.

Ky vendim i është nënshkruar edhe nga Dogana së Kosovës e cila obligohet që të zbatojë masat nga pika e parë e këtij vendimi.

“Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, ka shkruar Ministri Shala në Facebook.

Shkrimi i plotë i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës:
Që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut kam qenë në kontakt me autoritetet e këtij shteti dhe kemi dërguar ankesa nëpërmes sekretariatit të CEFTA-së, por edhe letër personale ministrit të tyre të ekonomisë.

Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet.

Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim i Kosovës që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë. E.SH

RAPORTO