Zyrtare: Këto janë 15 shtetet që marrin dritën e gjelbër për udhtime drejt BE-së

Një burim diplomatik i BE-së, për Euronews ka konfirmuar se drafti i listës së 15 vendeve  që u raportuan të hënën ka vota të mjaftueshme për të kaluar.

Lista tashmë ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.6 milionë raste, nuk është në listën e vendeve të aprovuara.

Kina është në listë por vetëm atëherë nëse qytetarët e BE-së lejohen të udhëtojnë atje, përcjell tutje albinfo.ch.

Lista e fundit e vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës nuk përfshin Brazilin, Sh.B.A dhe Rusinë.

BE tha që lista ishte vendosur bazuar në numrin e rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit, tendencën e përgjithshme të rasteve të COVID-19 dhe trajtimin e qeverisë për të dalë nga  kriza.

LEXO EDHE:  Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuara me covid-19

Të enjten, mediat raportuan se një listë  prej 54 vendeve ishte diskutuar nga anëtarët e BE, por lista përfundimtare përmban 15 shtete.

Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë është si vijon:

Algjeria

Australia

Kanada

Gjeorgjia

Japonia

Mali i Zi

Maroku

Zelanda e Re

Rwanda

Serbia

Korea e Jugut

Tajlandë

Tunizi

Uruguai

“Banorët e Andorrës, Monakos, San Marino dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimin e kësaj rekomandimi,” tha Këshilli i BE në një deklaratë.

Burime diplomatike i thanë Euronews javën e kaluar se kishte mosmarrëveshje midis kombeve në lidhje me kriteret që do të përdorën  për këtë vendim, pasi që me disa vende normat e rasteve me COVID, nuk duken të besueshme.