Zyra e Macron sqaron qëndrimin për çështjen e vizave të Kosovës

17.10.2023

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’, në një deklaratë për shtyp të martën pas deklarimit publik të presidentit Macron lidhur me pezullimin e procesit të vizave. Presidenti Macron tha të martën në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit […]

Zyra e Macron sqaron qëndrimin për çështjen e vizave të Kosovës Foto: Ilustrim

Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’, në një deklaratë për shtyp të martën pas deklarimit publik të presidentit Macron lidhur me pezullimin e procesit të vizave.

Presidenti Macron tha të martën në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

Nga Zyra e Presidentit të Francës, janë sqaruar lidhur me këtë çështje përmes një deklarate për mediat shqiptare.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për mediumin ABC News.

“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Macron.